5 Arsye pse duhet të vizitoni Malin E Robit ?

A ke dëgjuar ndonjëherë për Malin e Robit ose më saktë Kodrën e Robit? Nëse jo atëherë je në vendin e duhur.

 Mali I Robit ka qënë dhe vazhdon të mbetet një zonë relaksi dhe argëtimi, të cilit shumë pushues dhe vendas vazhdojnë akoma ti qëndrojnë besnikë. Por pse? Cfare e bën këtë vend kaq të vecantë dhe kaq të dëshirueshëm nga kaq shumë njerëz?

  1. Natyra

Një nga elementët më të spikatur të kësaj zone është pikërisht natyra paqësore dhe mistike e cila nuk ngurron të kujdeset për shendetin por edhe për humorin tuaj. E ku ka më bukur se nga një piknik në pisha të kalosh në një sodisje të puhizave detare pa humbur aspak kohe pasi kjo zonë  ofron mundësinë për të shijuar kaltersine e detit por edhe gjelbërimin e natyrës përreth.  Pak ajër i pastër nuk do I bënte dëm mushkërive tuaja.

2. Qetësia

Qetësia mbetet një avantazh tjetër  që ofron ky vend. Mali I Robit mbetet një vend perfekt për këdo që do të kalojë kohë me njerëzit e dashur por gjithashtu ideal edhe për këdo që do të  kalojë kohën me veten. Një nga arsyet që I ofron qetësi ketij vendi është pikërisht numri I pakët I banorëve.

Qetësia vërtët është e brendshme por pse jo mos tia japësh atë vetes qoftë edhe me faktorë të jashtëm. Nëse jeni një person qe ju pëlqen të meditoni ose të bëni Joga, pse mos ta bësh një xhiro këndej.

3. Ushqimi

Aty ndal.. Nëse di të frekuentosh vendet e duhura, ushqimi do të mbetet një arsye e fortë për ta vizituar shpesh këtë vend.  Nëse nuk të pëlqejnë ushqimet e detit, ky postim nuk është për ty. Jo jo është dhe për ty. Nëse po pyet veten se pse nuk të rastis të shikosh shume peshq në det, atëhere me siguri do I shohësh në pjatë.
Ushqimet e freskëta dhe të shijshme janë një element fantastik që do ta bëjnë stomakun tuaj të lumtur që bëtë këtë zgjedhje.

4. Aktiviteti fizik

5. Inspirimi

Është e pamundur të jesh afër detit dhe te mos inspirohesh, por të jesh afër natyrës dhe detit  në të njëjtën kohë ështe 2-fish e pamundur të mos inspirohesh.  Inspirimi është I ndryshëm për cdokënd por një gjë është e sigurt, që ku ka hapësire për paqe dhe kohë për të reflektuar ka edhe inspirim.
Mund të inspirohesh për të shkruar dicka, për të pikturuar por mund edhe të inspirohesh drejt një perspektive të re ose fryme të re mendimi. 
 
 
Këto ishin 5 arsye pse duhet të vizitoni Malin E Robit, i lokalizuar në zonën e Kavajës .

Shkruar nga MALIROBIT.COM

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: